Lladrovci tregon çka do të bëjë pas betimit si kryetar

Aktuale December 28, 2016 - 22:08

Kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë publike agjendën për nesër, kur do të bëjë betimin si kryetar i Drenasit në Asamblenë Komunale të kësaj komune. Menjëherë pas betimit, ai do të shkojë në Prekaz dhe Likoshan për të vënë kurora me lule, e më pas do të presë në takim familjet e dëshmorëve të Drenasit.

Postimi i plotë i Lladrovcit në llogarinë e tij në Facebook:

Të nderuar,

Ju njoftoj se nesër, më 29.12.2016, janë të planifikuara disa aktivitete.

Në ora 13, do të bëj betimin solemn në Asamblenë komunale të Drenasit si kryetar

Në ora 14, do të vë kurora me lule në Prekaz dhe Likoshan

Në ora 15, do të pres në takim familjet e dëshmorëve, në komunë.

Ju njoftoj, po ashtu se shumë miq e dashamirë, nga Drenasi dhe më gjerë, kanë shfaq interesim të marrin pjesë në betimin tim solemn.

Shpreh keqardhje që salla e Kuvendit komunal, nuk ka vend të mjaftueshëm për mysafir dhe pjesëmarrës, për aq sa Ju keni shprehur interesim dhe dëshirë të merrni pjesë në këtë seancë solemne.

Qytetarë të Drenasit, ju falënderoj të gjithëve, dhe shprehi respektin tim të thellë për përkrahjen Tuaj, përkrahje pa të cilën unë nuk do të isha shpallur fitues i zgjedhjeve.