Në emër të kujt foli kryetari i Akademisë për demarkacionin?

Aktuale December 28, 2016 - 22:26

Akademik Ali Aliu, ka thënë se kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami kur ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, nuk e ka bërë atë në emër të Akademisë.

 

“Profesor Hivzi Islami është demografi më i mirë që kemi është i njohur edhe jashtë Kosovës”, ka thënë Aliu, njofton Klan Kosova.

“Ai bindjet e veta i ka shfaqur si të tilla jo në emër të akademisë”.

“Se a ka të drejtë ai në lidhje me demarkacionin nuk mund ta themi me kompetencë”.

“As nuk ka pretendime Islami që të flasë në emër të akademisë për atë problem”, shton Aliu.

Kurse sipas shumica dërrmuese e prurjeve të sivjetme janë anëtarë të mirë.

“Një perceptim nga jashtë gjithmonë do të ekzistojë, në një aplikim që vijnë 60 dhe pranohen tetë do të ketë pakënaqësi”.

“Nuk insistoj që nga këta 60 ne kemi marrë më të mirët”.

Në Akademi, sipas Aliut brenda vitit organizohen deri në 10 tryeza shkencore.

“Muhamedin Kullashi është i vetmi kandidat që i ka marrë të gjitha votat të gjithë tjerët i kanë një ose dy vota më shumë”.

“Kandidatët nëse nuk janë kosovarë nuk kanë të drejtë të konkurrojnë”, pohon ai.

“Me dy kandidatët e seksionit të gjuhës jam i kënaqur dy zonjat që vijnë nga seksioni i shkencave shoqërore të cilat i njoh nga distanca po ashtu kam përshtypje Justina Shiroka-Pula dhe Gjyljeta Mushkolaj dhe një zonjë tjetër e fakultetit teknik, Muzafere Limani”, përfundon Aliu.