Veseli: Në zgjedhje të parakohshme shkojmë vetëm me marrëveshje politike

Aktuale December 30, 2016 - 20:07

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka folur për zgjedhje të parakohshme, për krizën politike dhe zgjedhjet në Drenas.

Sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje vetëm përmes një marrëveshjeje politike.

“Qoftë deklarata ime e parë, qoftë edhe deklaratat pasuese, deri tek kjo deklaratë që do e jap, PDK si partia më e madhe në vend është e gatshme në çdo moment të shkojë në zgjedhje. Por ajo që është kryesore, ne asnjëherë nuk do të pranojmë të shkojmë në zgjedhje përmes krizave dhe konfliktit politik. Por dëshiroj të potencoj si kryetar i partisë më të madhe në vend, asnjëherë nuk do të shkojmë në zgjedhje për çështje të egos, çështje të ndërrimit të karrigeve ose luftës për pushtet. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme vetëm përmes marrëveshjes politike, për të cilën duhet të kemi konsensus me parterët e koalicionit dhe opozitën”, ka deklaruar Veseli.

Veseli ka thënë për RTK se Kuvendit po i kthehet normaliteti, dhe se janë kamerat ato të cilat shpeshherë kanë shtyre deputetë të caktuar të ndryshojnë dhe të sillen ndryshe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka porositur ata që e fotografuan shtëpinë e Ramiz Lladrovcit, që të fotografojnë edhe shtëpitë e tyre që kanë nga tri sosh, duke aluduar te liderët e partisë NISMA.

Veseli, ka deklaruar gjithashtu se nuk ndihet krenar me zhvillimet që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq ka dënuar ashpër gjuhën që parti të caktuara politike kanë përduror për kundërshtarët e tyre politik.

Veseli në intervistë ka folur edhe për Bugjetin, për përformancën e ministrave të PDK-së në Qeverinë Mustafa, për raportet me Shqipërinë, për zgjedhjet në Dreanas, për zhvillimin ekonomik për Gjykatën Speciale dhe shumë çështje të tjera.