Lekaj: Mazhoranca e 'Zullumit'

Aktuale December 30, 2016 - 23:01

Ligji i cili kaloj sonte në orët e vona në netët e festave, kur do të duhej që të urohej për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK-së, u bë e kundërta, sipas Pal Lekajt të AAK-së.

“Sonte, mazhoranca politike-qeverisëse ka bërë dëmin më të madh ndaj luftës së UÇK’s, në Ditën e Veteranëve e bënë edhe një ndarje dhe përçarje të tyre”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Krejt kjo në kundërshtim me parimet e demokracisë duke bërë presion në deputetët e Kuvendit, sepse edhe nga katër herë është përsëritë votimi për të njëjtin propozim”.

“Kryeministri i Kosovës, kur bëhet fjalë për vlerat e luftës Çlirimtare është mëse i gatshëm t’i përbuzë ato”.

“Por kur është në pyetje muri ndarës dhe dialogu me Serbinë është po aq në gjendje që të bëjë “aminin” e të pranojë çka do çoftë, vetëm që të jetë rahat në pushtetin e tij izoluese për Kosovën”.

“Sot e keni dënuar çdo luftëtarë i cili edhe ashtu, ka qenë buzë greminës, sepse ka marrë lëmoshë nga kjo qeveri”, ka shtuar Lekaj.

“Në fund të vitit ua dërguat një “dhuratë” që i dënon që i ndanë e që e defaktorizon luftën Çlirimtare dhe i bjenë në shprehje sundimtarët nga ish sistemi”, ka përfunduar ai.