Gecaj thotë se kryeministri Mustafa koordinoi planin për ndaljen e trenit (Video)

Aktuale January 16, 2017 - 21:51

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj thotë se treni u ndal nga shteti i Kosovës dhe për këtë çështje është punuar një javë para se ai tren të niset. Thotë se është e trishtueshme kur sheh dëshpërimin e disave pse nuk arriti treni në Kosovë.

“Gjatë kësaj pune ka pas koordinim të tërë institucioneve dhe mundem me thanë se trenin e kanë ndalë institucionet e Kosovës”, sqaron Gecaj.

Gecaj në emisionin Rrokum Roll ka thënë se reagimi i Kosovës në këtë situatë ka qenë i suksesshëm dhe është evituar më e keqja.

Ai është shprehur se nuk ka nevojë me dhënë urdhër për diçka që është joligjore, sepse siç thotë ai, këtu lypet koordinim dhe zbatim i ligjit.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit Thaçi, i cili kishte thënë se ka dhënë urdhrin për dërgimin e forcave në veri dhe ndaljen e trenit. /RrokumTV/