Veseli: Ushtria nuk na prish me ndërkombëtarët (VIDEO)

Aktuale March 25, 2017 - 20:16

Së pari duhej të nënshkruheshin në listë, e pas kësaj gjithë delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës, në bazë të emrave të komunave, zunë vendet e tyre.

Por, sapo u rehatuan, u dashtë serish të ngritën në këmbë. Kësaj radhe për të respektuar të parin e partisë Kadri Veselin, i cili i përshëndeti disa që i pa rrugës deri te karrigia.

Nga këtu gjithçka ishte gati për fillimin e konventës së tetë të PDK-së, njofton Klan Kosova.

Këtu, Veseli pa përmendur emra, porosit skeptikët se kjo nisma e presidentit Hashim Thaçi për themelimin e ushtrisë nuk do të mbetet në gjysmë, pasi nuk rrezikon raportet me aleatët ndërkombëtar.