OSBE: Ende s’kemi përgjigje përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Aktuale March 25, 2017 - 23:46
Gjatë disa javëve të fundit, misioni i OSBE-së është duke zhvilluar takime për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Ky mision ka pasur takime me akterët relevant në Prishtinë dhe Beograd, duke përfshirë edhe Komisionin Qendror Zgjedhor të Serbisë, ka thënë zëdhënësi i këtij misioni Senad Saboviq për Tanjug.

Ai ka thënë se konsultimet për mbatjen e këtyre zgjedhjeve ende nuk kanë sjellur rezultate përfundimtare.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill.