Haradinaj: Në Fortesë morëm mbështetje për Latifin në krye të Rahovecit

Aktuale March 27, 2017 - 20:52

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë zotimin e qytetarëve të Rahovecit se, në zgjedhjet lokale do ta përkrahin Smajl Latifin për kryetar të kësaj komune, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se, me qytetarët e fshatit Fortesë, kanë biseduar për tema të ndryshme por, në veçanti ata kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre në lidhje me menaxhimi i dobët i sektorit të bujqësisë nga niveli lokal dhe ai qendrorë, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sonte kisha nderin të bashkëbisedoi me banorët e fshatit Fortesë të Rahovecit, fshat i cili humbi mbi 68 banorë me 25 mars të '99-ës.

Një pritje e tillë rrallë me ka ra me pa!

Diskutuam përplot tema nacionale por e veçantë ke menaxhimi i dobët i sektorit të bujqësisë nga niveli lokal dhe ai qendrorë.

Të gjithë ata burra u zotuan se do përkrahin Smajl Latifin për kryetar të komunës dhe AAK-n në perspektivë.

Do të jemi të zëshëm në rritjen e përkrahës për këtë zonë e cila pos vuajtjeve dhe sakrificës po e dëshmon se është zemra e bujqësisë në Kosovë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image