Lista Serbe në panik: Opozita po tenton t’i zhvlerësoj votat e serbëve të Kosovës

Aktuale March 27, 2017 - 23:22

Lista Serbe ka thënë se në javët e fundit partitë opozitare serbe dhe kandidatët e tyre janë duke tentuar t’i zhvlerësojnë votat e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet presidenciale.

“Ata janë duke u përpjekur për të krijuar përshtypjen se këtu është përgatitur një mashtrim zgjedhor edhe pse zgjedhjet do t’i monitoroj OSBE-ja sikurse në vitin 2012”, thuhet në deklaratën e Listës Serbë, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, kandidatët Bosko Obradoviq, Vuk Jeremiq dhe Sasa Jankoviq po ngrisin akuza të pakuptimta kundër Listës Serbe për arsye se e dinë se do përjetojnë humbje të madhe me votat e serbëve të Kosovës.

“Votat e qytetarëve të Kosovës janë një tregues i qartë se politika e opozitës do të dështojë dhe nuk do ta kalojnë këtë test”.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të mbahen më 2 prill.