Vuçiq nuk është në dijeni se Qeveria e Kosovës ia ka kushtëzuar vizitën

Aktuale March 27, 2017 - 23:22

Kandidati presidencial, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është informuar zyrtarisht rreth vizitës së tij në Kosovë.

I pyetur nëse autoritetet kosovare kanë kushtëzuar vizitën ne tij më 29 mars në Leposaviq, ai ka thënë se nuk është në dijeni.

“Do të më ndalojnë ose jo, kjo është punë e tyre”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se ka menduar që në Kosovë do të shkojë vet, por tani “nuk e di a do të shkojë fare”, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se në qoftë se negociatat me Prishtinën janë transferuar në nivel presidencial ‘ata do të veprojnë njëjtë’ si më parë.

Mirëpo, Vuçiq beson se problemi më i madh i është themelimi i Gjykatës Speciale për krime luftë.

LEXO EDHE: Këto janë kushtet e Qeverisë për vizitën e Vuçiqit në Kosovë

“Kam frikë se kjo është shumë më e rrezikshme për ne serbët se sa për shqiptarët që duhet të jenë objektiv i ndjekjeve penale. Shqiptarët janë të gatshëm për çdo gjë në mënyrë që ta ndalojnë”, ka thënë kryeministri serb.

Më parë u raportua se për vizitën e Vuçiq, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që të mos jenë prezent dy ministrat e Qeverisë në Serbi, Nebojsha Stefanoviq dhe Zoran Gjorgjeviq, të cilëve më parë iu kishte ndaluar të hyjnë në Kosovë.