Thaçi uron Metën: Ai do t’i shërbejë bashkëpunimit gjithëshqiptarë

Aktuale July 24, 2017 - 20:11

Në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së re.

Jam i bindur se në përputhje me obligimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti i shoqërisë shqiptare, presidenti Meta do i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithë shqiptarë.

Si President i Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë time të plotë që të bashkëpunojmë në thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis vendeve tona. HTH