Prishtina e rezervuar karshi qasjes së Vuçiqit (VIDEO)

Aktuale July 24, 2017 - 22:41

Me marrjen e detyrës së re si president i Serbisë, Aleksandër Vuciq, duket se ka edhe qasje të re karshi çështjes së Kosovës.

Ai në një shkrim të tij autorial të boutar në mediat serbe, ftoi serbët në një dialog të brendshëm për këtë problem, në mënyrë që mos t’ua lënë barrë gjenerayacve të ardhshme.

Por, një deklarim i tillë i Vuçiqit, po merret me rezerva nga njohësit e zhvillimeve në Ballkan, njofton Klan Kosova.

Sipas Naim Rashitit nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, krejt kjo mund të jetë një lojë e presidentit serb, për t’i bërë qëjfin Bashkimit Evropian.