Reka: Qeveria e Kosovës me dy politika të jashtme

Aktuale September 21, 2017 - 23:45

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, ish-ambasador i Maqedonisë në BE, Blerim Reka, tërhoqi vërejtje serioze ndaj qeverisë së Kosovës për rastet individuale të lobimit nëpër botë kundër Kosovës.

“Disiplina e marrëdhënieve ndërkombëtare na mëson se politika jashtme është instrument për mbrojtjen e interesit shtetëror, dhe besoj se të gjithë e kemi të qartë se cili është ky interes shtetëror për Kosovën. Mirëpo ja që po del, se një e gjashta e Qeverisë se Kosovës (Lista Serbe), nuk po e dinë atë interes. Apo edhe më keq ‘po e dinë’ por po veprojnë kundër tij”, ka thënë Reka, përcjell Sovrani.info. “Pra ata jo vetëm që po veprojnë kundër politikës së brendshme të Kosovës (kundërshtimi i tyre për Ushtrinë e Kosovës në kohën kur edhe NATO-ja e thotë që edhe Kosova mund të ketë ushtrinë e saj; apo insistimi kushtëzues për Zajednicën, edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur për këtë çështje); por tash edhe kundër politikës se jashtme, duke dalë me politikë të kundërt të jashtme me atë të Kosovës”, ka thënë Reka.