Ramiz Lladrovci flet për aksidentet në Komoran, ku humbën jetë tre persona

Aktuale September 26, 2017 - 22:47

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në dy aksidente që ndodhën mbrëmjen e sotme në Komoran.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka pezulluar të gjitha aktivitetet për nesër për shkakë të këtij rasti tragjik, siç e quan ai.

Ky është postimi i plotë:

Me rastin e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sonte në Komoran, familjeve të të aksidentuarve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Për shkak të këtij rasti tragjik, për ditën e nesërme i pezulloj të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore.