Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

Aktuale May 06, 2024 - 12:22

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar të hënën kryeministrit Albin Kurti në zyrën e tij, në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi mes ambasadorëve dhe Kurtit tashmë ka përfunduar.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e takimit ose nëse është takim i rregullt, por nga Qeveria e Kosovës akoma nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar.