Besa Shahini merr detyrën si ministre në Shqipëri

Aktuale January 17, 2019 - 22:34
Lexo Detajet

Besa Shahini sot ka marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.

Shahini është ministrja e parë nga Kosova në Shqipëri, pasi që Gent Cakaj nuk u dekretua nga presidenti i Shqipërisë,Ilir Meta si ministër i Jashtëm.

Ajo ka falënderuar paraardhësen e saj, Lindia Nikolla dhe ka thënë se ajo e ka kryer detyrën me kurajo dhe durim.

“Sot mora zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë. Paraardhësja ime Lindita Nikolla, me të cilën punova ngushtë për 15 muaj si zëvendësministre, ka drejtuar këtë ministri me shumë kurajë dhe durim”.

“Kurajën për të marrë vendime të vështira që sollën ndryshime të mëdha në sistemin arsimor dhe durimin për të dëgjuar dhe konsultuar të gjithë hisedarët para se të merrte ato vendime”.

“Unë shpresoj që këto virtyte të më përcjellin dhe mua në zbatimin e kësaj detyre të rëndësishme, sidomos në këtë moment sfide që ngërthen në vetvete edhe një mundësi të madhe për të realizuar idetë më të mira për arsimin shqiptar”.