Basha: Më shumë armatim komandantët e luftës se ushtria, qeveria “Kurti” ndau 200 milionë
Foto: Laura Hasani

Basha: Më shumë armatim komandantët e luftës se ushtria, qeveria “Kurti” ndau 200 milionë

Aktuale March 29, 2024 - 10:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se për gjashtë vjet janë investuar katër milionë euro.

Basha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se më shumë kanë pasur armatim e plumba komandantët nëpër oda se ushtria në kazerma.

Sipas tij, qeveria “Kurti” ka ndarë mbi 200 milionë euro për këtë qëllim për tre vjet.

Postimi i plotë:

Nga viti 2014 - 2020, pra kjo opozita që rrehin gjyks për ushtri sot, pwr gjashtë vite i kanë investuar vetëm katër milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit.

Me përkthy në numra, për 6 vite këta kanë nda pare për m’i ble përafërsisht 4 mijë kallashanikova (AK47), pa plumba. Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma.

Për dallim, Qeveria e Albin Kurtit për tri vite ka ndarë mbi 200 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit.