ISIS dëbohet nga zonat përgjatë kufirit Siri-Turqi

Bota September 04, 2016 - 20:25

Rebelët e mbështetur nga Turqia, kanë marrë nën kontroll zonën në veri të Sirisë, prej Azaz deri në Jarablus, që gjenden përgjatë kufirin turk.

Kështu raporton agjencia e lajmeve shtetërore turke, Anadolu, duke shtuar se nga këto rajone janë larguar militantët e Shtetit Islamik.

Ankaraja e ka nisur ofenzivën ushtarake në veri të Sirisë më 24 gusht. Në këtë ofenzivë po marrin pjesë rebelët e mbështetur nga Turiqa dhe Ushtria e Lirë e Sirisë. /Rel/