ISIS humb edhe një zonë lufte

Bota September 23, 2016 - 23:21

Ushtria irakiane, ka deklaruar se forcat e saja kanë marrë nën kontroll Shirqat’in, qytetin strategjik në veri të vendit, që deri më tash ishte i okupuar nga militantët e shtetit Islamik.

Forcat e sigurisë së Irakut, e kanë filluar operacionin kundër ISIS’it të mbështetur edhe nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë irakiane, e kanë çliruar tërësisht Shirqatin dhe e kanë ngritur flamurin e Irakut në ndërtesat e qeverisë që ndodhen në qytet, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.