Erdogan: Do e dekretoj dënimin me vdekje nëse votohet në Parlament

Bota November 25, 2016 - 21:00

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan rikonfirmoi sot se do të dekretonte rivendosjen e dënimit me vdekje nëse Parlamenti do ta votojë këtë çështje, duke shpërfillur paralajmërimet e Bashkimit Evropian që e konsideron një masë të tillë si të papajtueshme në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në bllokun e BE-së.

Në përgjigje të një turme që po protestonte “Duam dënimin me vdekje”, Erdogan u shpreh se megjithëse ju e dëshironi, kjo çështje nxit shqetësimin e këtyre zotërinjve, transmeton atsh.

“Si t’u përgjigjen atyre ? Unë do ta dekretoj këtë vendim nëse më parë do të miratohet nga Parlamenti”, është shprehur Erdogan.