Obama ndëshkon Putinin për manipulimin e zgjedhjeve amerikane

Bota December 29, 2016 - 20:23

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, i është kundërpërgjigjur Rusisë së Vladimir Putinit të enjten, pas përpjekjeve të saj për të manipuluar zgjedhjet presidenciale të nëntorit, raporton The New York Times.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar 35 agjentë të inteligjencës ruse nga vendi, dhe kanë vënë sanksione ndaj dy prej agjencive kryesore të inteligjencës të Rusisë, transmeton Gazeta Express.

Sanksionet prekin edhe katër zyrtarë të lartë të njësitit të inteligjencës ushtarake, që Shtëpia e Bardhë beson se ka urdhëruar sulmet ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik, dhe organizatave të tjera politike.

Masat e ndërmarra përbëjnë reagimin më të fuqishëm deri më tani nga SHBA'ja ndaj sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga një shtet,/

Presidentit në ardhje i Amerikës, Donald Trump, do t'i mbetet të vendosë nëse do t'i anulojë sanksionet ndaj agjencive ruse të inteligjencës kur të marrë pushtetin muajin e ardhshëm. /Express/