Merkel i përgjigjet Trump-it: Fati i Evropës është në duart tona

Bota January 16, 2017 - 21:39

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i është kundërpërgjigjur komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, duke thënë se fati i Evropës është “në duart tona”.

“Evropianët mbajnë fatin e tyre në duart e tyre”, ka thënë Merkel.

Merkel komentoi edhe kritikat e ashpra të Trumpit që i bëri ndaj saj mbi migracionin, ajo shkurtimisht ka thënë, “personalisht nuk mund të marr pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, por ne sigurisht që do të bashkëpunojmë me ta në të gjitha nivelet”, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Trump tha se beson se edhe vendet e tjera duan të largohen nga BE-ja, siç bëri Britania e Madhe.

Ndërsa, duke folur për refugjatët në Evropë, Trump tha se ardha e tyre mund të shkaktojnë shpërbërjen e BE-së.