Kështu duket terroristi që vrau 39 persona pasi i ra në dorë policisë turke (Foto)

Bota January 16, 2017 - 22:40

Mediat turke kanë publikuar fotografinë e terroristit që vrau 39 persona me armë zjarri në klubin e natës 'Reina' në Stamboll, në natën e ndërrimit të moteve, pas arrestimit të tij nga policia.

Abdulkadir Masharipov mësohet se është arrestuar së bashku me të birin në vendin e quajtur Esenyurt.

Masharipov, i cili më 31 dhjetor vrau 39 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, po kërkohej që 17 ditë nga policia turke. /Express/

Image

Image