Profili i presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump (Video)

Bota January 20, 2017 - 20:24

Miliarder, yll televiziv dhe tani presidenti i 45-të i shtetit më të fortë në botë – Shteteve të Bashkaura të Amerikës.

Hyrja e Donald Trumpit në botën e pasurive të patundshme fillon në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Ndërsa, gjithnjë ishte i rrethuar me gra të bukura, sidomos nga Evropa Lindore.

Njihet si i rrëmbyeshëm, që flet troç edhe në politikë. Me modelin e tij të çuditshëm të flokëve, nuk i trembet pasojave të fjalëve të tij.

Me sloganin “Make America Great Again” ai premtoi shumëçka, por nga sot nis sfida e fjalëve që ka thënë.

RTV Dukagjini sjell profilin e Trumpit, të cilin mund ta shikoni më poshtë. /RTV D/Telegrafi/