Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë drejt Japonisë

Bota August 28, 2017 - 23:38

Ushtria e Koresë së Veriut ka lëshuar edhe një raketë në Detin e Japonisë, teksa rreziku për një Luftë të Tretë Botërore s'ka qenë kurrë më i lartë.

Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se Pheniani ka lëshuar një "predhë të paidentifikuar" drejt detit, rreth orës 5:57 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Qeveria e Japonisë i ka porositur banorët që jetojnë në veri të vendit që të jenë të përgatitur për më të keqen, por raketa ka kaluar mbi vendin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka nxitur zemërim në mbarë botën këtë vit, teksa po avancon programin bërthamor të vendit, dhe po vazhdon t'i kërcënojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ngritur tensionet në nivelin më të lartë ndonjëherë, teksa ka kërcënuar seriozisht me "zjarr dhe ashpërsi" vendin e izoluar komunist. /Express/