Uragani Harvey gjunjëzon Hustonin, 30 mijë të evakuuar

Bota August 28, 2017 - 23:52

Skena apokaliptike vinë nga jugu i Teksasit, aty ku Uragani Harvey dhe pse u dobësua duke u shndërruar në një stuhi tropikale, vazhdon të përmbytë qytete e fshatra me shirat e rrëmbyeshëm.

Qyteti i Houstonit është gjunjëzuar, krejtësisht i paralizuar nga një valë më shumë se një metër.

Tani ajo do të prekë gjithashtu Luizianën, ku Donald Trump ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme.

Deri tani autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e 5 trupave të pajetë.

Por sipas tyre ekziston frika se 6 anëtarë të një familje kanë vdekur gjithashtu në Huston, ndërsa një tjetër në Rockport.

Pavarësisht kësaj, më e keqja akoma nuk ka ardhur paralajmëron Shërbimi Federal i Motit.

Përmbytjet pritet të shënojnë kulmin mes të mërkurës dhe të enjtes.

Deri tani 30 mijë njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre, të cilët janë vendosur në qendra strehimi të përkohshme.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër federal, duke e shpallur Teksasin një zonë të prekur nga fatkeqësi natyrore.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e quajti Harveyn stuhinë më e rëndë që ka goditur ndonjëherë Teksasin.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image