Mbi 7 mijë policë special, aeroplanë mig dhe snajperë në kulme do ta ruajnë sot Putinin në Serbi

Bota January 17, 2019 - 07:55
Lexoni më shumë lajme nga rajoni dhe bota

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që sot shkon në vizitë në Serbi do ta ruajnë dhjetëra mijëra policë serbë dhe spekulohet se numri arrin në 7 mijë.

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërmarrin masa maksimale të sigurisë, që do sjell edhe ndryshimin e regjimit të trafikut në disa pjesë të Beogradit.

Po ashtu spekulohet se në Beograd tashmë kanë arritur rreth 250 pjesëtarë të elitës më të madhe të policisë special dhe mbrojtjes nga afër të presidentit rus.

LEXO EDHE: Putin sot do të jetë vetëm 317 kilometra larg Kosovës

Ata thuhet se po testojnë itinerarin e rrugës në të cilën do të lëviz Putin, vendet e takimeve, aparatet e rregullimit të klimës, ushqimin dhe internetin.

Të gjitha pusetat kah do ketë lëvizje do të saldohen, ndërsa snajperë do vendosen në kulmet e ndërtesave më të larta në Beograd.

Kundër zbuluesit rus thuhet se do të vijnë me teknologji të avancuar për sulme me dron, që është pajise të cilën Serbia nuk e ka.

Në sigurimin e Putinit do të marr pjesë edhe Ushtria e Serbisë. 

Tre aeroplanë “mig” do të duhet ta përcjellin aeroplanin e president rus nga moment kur ai hyn në hapësirën ajrore të Serbisë, ndërsa deri atëherë në atë do ta mbikëqyrin mbrojtja kundërajrore ruse.