21-vjeçari transgjinor nuk pranohet në ushtrinë zvicerane

21-vjeçari transgjinor nuk pranohet në ushtrinë zvicerane

Bota August 16, 2019 - 08:16
Lexoni detajet

Ai kishte shpallur zyrtarisht gjininë e tij dhe për mospranimin e tij në ushtri ai ka thënë se është diskriminuar

Transmann Ellyot do të dëshironte të bashkohej me ushtrinë. Me gjithë kalimin e testeve fizike si dhe ato mjekësore, ai u shpall i papërshtatshëm.

21-vjeçari Ellyot nga Lully VD lindi si vajzë, por gjithnjë ndjehej si burrë. Në gusht 2018, Ellyot zyrtarisht ndryshoi gjininë e tij.

Gjithashtu, ai i është nënshtruar një terapie hormonale të bazuar në testosterone për një vit e gjysmë. Në vitin 2019, gjinjtë e tij u hoqën me anë të një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas Ellyot, gjithçka shkoi sipas planit deri më tani: “Mesazhi u prit mirë nga familja dhe miqtë e mi. Ndihem shumë më mirë tani”.

Megjithëse i kaloi të gjitha testet sportive dhe mjekësore, ai u shpall i papërshtatshëm.

“Doktori më tha që ndërsa të gjitha rezultatet e mia ishin të mira, unë dështova, sepse manuali mjekësor i ushtrisë thekson që një transversal deklarohet automatikisht si i padobishëm”, shkruan “20 minuta”, përcjell Albinfo.ch.