Tronditëse, një fëmije xhihadist hedh në erë tre të burgosur (FOTO+VIDEO)

Bota February 11, 2016 - 10:42

Fëmijët shfrytëzohen sërish për propagandën xhihadiste të ISIS-it.

Në një video tronditëse të publikuar nga terroristët e ISIS-it, një fëmijë rreth katër vjeç, i njohur me epitetin ”xhihadisti i ri”, pasi është shfaqur edhe pak kohë më parë në një tjetër video, shtyp një buton telekomande duke realizuar një shpërthim në distancë të një veture ku janë futur tre të burgosur, njoftoi gazeta britanike ”Daily Telegraph”, që vendosi të mos e publikojë pasi, sipas saj, ajo është tronditëse edhe për standardet e vetë ISIS-it.
 

Image

Isa Dare është fëmija i Grace ”Khadija” Dare, një nënë britanike me origjinë nigeriane, e cila kishte lënë Londrën për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri duke marrë me vete edhe djalin e saj.

”Do t’i vrasim të pafetë”, thotë Isa, ndërkohë që në një fotografi ai duket i ekzaltuar nga makina që merr flakë.
 

Image
Image
Image
Image

VIDEO