Ja se si vetura zyrtare i ik kolonës së shkaktuar nga një aksident (Foto)

Kronika May 23, 2017 - 21:30

Rreth orës 15:30 të ditës së sotme është shkaktuar një aksident trafiku në hyrje të Prishtinës, saktësisht në Veternik, raporton "Zeri.info".

Si pasojë e këtij aksidenti është bërë kolonë e gjatë e veturave me ç'rast edhe është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Mirëpo, një lexues i "Zeri.info" i ka dërguar këto fotografi në adresë të redaksisë sonë, ku shihet se si vetura zyrtare i ik kolonës.

Duke shkelur rregullat e trafikut rrugorë, vetura zyrtare me targat "3Z 183 05", nga njëra korsi ka kaluar në korsinë tjetër të rrugës.

Ky lexues shprehet mjaftë i mllefosur me këtë gjest të ngasësit të veturës zyrtare, duke thënë se ky gjest është i turpshëm, raporton "Zeri.info".

Për më shumë, shikoni fotografitë:

Image

Image

 

 

Image