Gjendet i vdekur një person në parkun “Taukbahçe” në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në parkun “Taukbahçe” në Prishtinë

Kronika April 26, 2024 - 14:40

Një person është gjetur i vdekur në parkun e lagjes “Taukbahçe” në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borvoci.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e ‘Taukbashçes’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia dhe ekipi i mjekëve emergjentë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka konfirmuar Borovci.

Ai shtoi se aktualisht Policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Zëri