IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Foto: Laura Hasani

IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë

Kronika April 26, 2024 - 17:48

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një togeri policor.

Deri te rekomandimi, sipas IPK-së, ka ardhur pasi togeri dyshohet për manipulimin e orëve shtesë të punës.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se togeri që dyshohet se manipuloi me orët shtesë të punës ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.