Ky është shkaktari i aksidentit të mbrëmshëm

Kronika July 28, 2017 - 19:52

19 persona kanë vdekur në aksidente trafiku vetëm nga janari e deri më tash.

Rasti i fundit ndër më të rëndët është ai që ndodhi mbrëmë në mesnatë në Prishtinë.

Katër anëtarë të familjes Alidemaj nga Pozharani i Vitisë, derisa ktheheshin nga një aheng familjar, ranë bashkë me automjetin e tyre me targa të Gjermanisë, nga rrethrrotullimi në Dardani.

Në mesin e të mbijetuarve është vetëm djali 17 vjeç që ende po lufton për jetë në QKUK.

Në familjen Alidemaj nga Pozharani i Vitisë, e premtja ishte e zezë për ta.  Katër anëtarë të familjes, humbën jetën në një aksident trafiku në rrethrrotullimin kryesor në hyrje të  Prishtinës.

I pesti anëtar i familjes është në gjendje të rëndë dhe ndodhet i shtrirë të QKUK.  Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në mesnatë. 

Të afërmit tregojnë se ata po ktheheshin nga një aheng familjar.

Policia e përshkruan këtë aksident si një skenë shumë të rëndë, pasi në vend mbetën të vdekur katër anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas policisë, shkaktar ishte shpejtësia e madhe e automjetit dhe mosrespektimi i shenjave të trafikut.

Goditja në mburoja në momentin që nga rrethrrotullimi ka vazhduar matjet të cilat i kemi bërë do të thotë vetëm në ajër fluturimi prej rrethit deri në gjelbërim kanë qenë dikund 53 metra që ka fluturuar automjeti këto janë shenja sinjale që faktikisht që ka qenë fenomeni shpejtësi në këtë rast.

Zyrtarët policorë apelojnë për më shumë kujdes në trafik.

Së bashku si shoqëri të veprojmë të gjithë në mënyrë që sado pak të arrijmë të bëjmë ulje të aksidenteve në veçanti do të apeloja te ata të respektohet kufizimi i shpejtësisë.

Sipas policisë, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 19 persona vdiqën në aksidente trafiku, duke shtuar se kjo shifër ka mundësi të rritet bazuar në numrin e madh të automjeteve që në këtë kohë pushimesh qarkullojnë në Kosovë. /RTK/