Vetura e aksidentuar mbrëmë te rrethi 'fluturoi' nga pika goditëse 53 metra (VIDEO)

Kronika July 28, 2017 - 21:16

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrethin në hyrje të Prishtinës, nga ana e Mitrovicës.

Aty katër anëtarë të familjes Alidemaj humbën jetën kur me makinën e tyre thyen rrethojat e sigurisë, dhe ranë disa metra poshtë, njofton Klan Kosova.

Udhëtari i pestë që ndodhej në makinë, 17 vjeçari Q. Alidemaj, është i vetmi që ka shpëtuar.

Ai ndodhet në Klinikën Intensive, në gjendje të rëndë, por stabile.

Anëtarët e familjes Alidemaj besohet se po ktheheshin nga Mitrovica, ku ishin në një dasmë.

Burime të televizionit thanë se makina e tyre po lëvizte shumicën me shpejtësi të madhe, edhe para se t’i afrohej rrethit, ndonëse një patrullë policore, rrugës, nuk e kishte ndalur atë.

Ende nuk është sqaruar pse “Audi” i zi nuk e uli shpejtësinë kur u afrua te vendi i kobshëm.