Burg shqiptarit në Itali, merr nuse në Marok për ta shfrytëzuar si prostitutë

Kronika September 16, 2017 - 22:09

Me katër vjet burg e ka dënuar sot Gjykata e Teramos në Itali, një 40-vjeçar shqiptar, për shfrytëzim prostitucioni.

Gjithçka nisi në vitin 2012, kur shqiptari bindi një vajzë marokene 24-vjeçare të takohej me të në Itali, pasi do të martoheshin.

Në Marok, para celebrimit të martesës, shqiptari i ishte prezantuar të resë marokene si sipërmarrës.
Por, gjithçka ndryshoi sapo ajo mbërriti në aeroportin e Italisë, ku i priste dhe një bashkatdhetar i burrit, shqiptar.

40-vjeçari e kishte sjell “gruan” marokene në Martinsicuro, ku i kishte dorëzuar një celular dhe çelësat e një apartamenti, duke e paralajmëruar se do të prostituonte derisa të siguronte 10.000 euro.

Por 24-vjeçarja marokene ia doli të arratisej duke u strehuar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të prostitucionit,ku dhe më pas denoncoi shqiptarin. /bw/