'Identifikohet personi që dyshohet se vrahu 16 vjeçarin nga Prishtina'

Kronika September 16, 2017 - 23:58

Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e Aulon Zekës sot në Prishtinë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se për një person është lëshuar urdhër-arrest.

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që dyshohet se ka vrarë 16 vjeçarin në lagjen “Kodra e Trimave”, sot në Prishtinë. Kështu bëjnë me dije burime të “Indeksonline”.

Redaksia e “Indeksonline” nuk do e publikojë emrin e të dyshuarit për të mos ndërhyrë në rast.

Ndërkaq, detajet do të publikohen nesër.

Kujtojmë se i vrari është Aulon Zeka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku trupi i djaloshit është gjetur në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë./Indeksonline/