Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me 18 fishekë në Gjakovë
Foto: PK

Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me 18 fishekë në Gjakovë

Kronika March 29, 2024 - 15:17

Gjatë kontrollit të lëshuar me urdhër nga Gjykata, Policia e Gjakovës ka kontrolluar dy lokacione të dy të dyshuar dhe u janë gjetur armë zjarri dhe fishekë.

Policia e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se në shtëpinë ë të dyshuarit është gjetur edhe një armë zjarri me tre copë fishekë.

Armët janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Veprimet hetimore ndaj këtij rasti do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. /Zëri