Goditi qëllimshëm për vdekje me veturë një person, arrestohet i dyshuari
Foto: Laura Hasani

Goditi qëllimshëm për vdekje me veturë një person, arrestohet i dyshuari

Kronika April 24, 2024 - 21:06

Është arrestuar personi i dyshuar i cili e ka goditur qëllimshëm me veturë një person derisa ishte duke ecur në trotuar.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur në spitalin rajonal të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për vepren penale “Vrasje e rëndë” me qëllime hakmarrje”, tha Nikçi për klankosova.

Po ashtu thuhet se edhe i dyshuari S.J edhe viktima I.O janë shtetas të Shqipërisë.