Aksident në Strellc të Deçanit mes dy automjeteve dhe një kamioni, lëndohen pesë persona

Aksident në Strellc të Deçanit mes dy automjeteve dhe një kamioni, lëndohen pesë persona

Kronika April 29, 2024 - 20:14

Në fshatin Strellc të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni.

Siç ka bërë të ditur për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, njoftoi Fadil Gashi për klankosova.