Arrestohet një person në Kamenicë, sulmoi fizikisht një zyrtar policor

Arrestohet një person në Kamenicë, sulmoi fizikisht një zyrtar policor

Kronika May 25, 2026 - 08:31

Të dielën rreth orës 19:55 është arrestuar një person në Kamenicë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri

Raporti i plotë:

Sulm ndaj personit zyrtar

Fsh. Topanicë, Kamenicë / 24.05.2026 – 19:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor në QKMF. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.