E rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje një 7-vjeçar

E rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje një 7-vjeçar

Kronika May 25, 2026 - 09:41

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit.

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan - Librazhd, raporton Euronews.al.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.