Arrestohet shtetasi i Serbisë në Bërnjak, ua ofroi 30 euro ryshfet policëve
Kronika
June 16, 2026 - 09:55
Në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i dyshuar për veprën e dhënies së ryshfetit zyrtarëve policorë.
Sipas raportit policor, më 15 qershor 2026, rreth orës 16:15, i dyshuari dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 30 euro me qëllim të hyrjes kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës.
Paratë janë sekuestruar nga autoritetet policore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore. /Zëri