Atentat në Sarandë, plagoset rëndë një 52-vjeçar
Kronika
July 17, 2026 - 23:56
Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së shtunës lagjen nr. 4 të Sarandës, ku mbeti i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati.
Ai u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës dhe më pas u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, një natë më parë, në të njëjtën zonë ishte dhunuar efektivi i Policisë Mihal Velco.
Për këtë ngjarje, në kërkim janë shpallur Andrea Rubati, 27 vjeç, djali i të plagosurit, si edhe Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj. Burimet bëjnë me dije se të tre personat kanë precedentë penalë. /a2cnn