Babai nga Suhareka qëllon me armë zjarri djalin e tij, arrestohet
Kronika
August 02, 2026 - 08:48
Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 19:00 në Suharekë.
Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje babai dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.
“Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar arma –pistoletë me pesë copë fishekë që dyshohet se është përdoruar në rast”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizreni, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri