Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në arrati

Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në arrati

Kronika August 04, 2026 - 12:01

Dy persona kanë pësuar plagë nga thika mëngjesin e sotëm në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Zeri.info se rasti ka ndodhur sot rreth orës 08:45 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se nga persona të dyshuar janë therur me mjet të mprehtë (thikë), dy persona, të njëjtët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarës dhe janë në arrati”, ka thënë Rugova, duke shtuar se Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuarve. /Zëri