Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se ia vuri zjarrin një hapësire afër varrezave

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se ia vuri zjarrin një hapësire afër varrezave

Kronika August 14, 2026 - 10:54

Është arrestuar një person, nën dyshimin se ia vuri zjarrin një hapësire toke afër varrezave në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në rrugën “Shefqet Berisha”.

Njësiti përkatës policor dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Vlera e dëmit nuk dihet, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. ‘Shefqet Berisha’, Prizren / 13.08.2026 - NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i kanë vënë zjarrin një hapësire toke afër varrezave. Njësiti përkatës policor dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit nuk dihet, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri