E shantazhonte për më shumë se një vit një femër, arrestohet në flagrancë prizrenasi duke marrë para

E shantazhonte për më shumë se një vit një femër, arrestohet në flagrancë prizrenasi duke marrë para

Kronika August 14, 2026 - 10:59

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim, pasi dyshohet se për më shumë se një vit kishte kërcënuar një grua se do të publikonte fotografi që cenonin integritetin e saj.

Sipas Policisë, rasti ka nisur në qershor të vitit 2025 dhe ka vazhduar deri në gusht të vitit 2026.

I dyshuari, sipas hetimeve, e kishte kanosur vazhdimisht viktimën se, nëse ajo nuk i jepte para, do t’i publikonte fotografitë në rrethin e saj familjar dhe shoqëror, transmeton Zeri.info.

Më 13 gusht 2026, gjatë realizimit të planit përmes masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 21 mijë e 100 euro, për të cilat, sipas njoftimit, nuk dihet prejardhja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri