Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

Kronika August 14, 2026 - 11:00

Një person mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lipjan.

Rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 20:45, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

“Lipjan / 13.08.2026-20:45. Është raportuar se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri