DokuFest shpall filmat në garë për edicionin e 25-të

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin e 25-të

Kultura July 07, 2026 - 20:59

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin e 25-të

G.K/RTKlive

DokuFest ka shpallur filmat në kategoritë garuese të edicionit të 25-të jubilar të festivalit. Nga gjithsej 3687 filma të dërguar për shqyrtim, ekipi i programuesve ka përzgjedhur 104 filma që do të garojnë në 8 kategori.

Filmat dokumentarë dhe të shkurtër vijnë nga e gjithë bota, ndërsa një pjesë e tyre do të jenë premiera botërore, ndërkombëtare dhe evropiane. Festivalit do të mbahet nga 7 deri më 15 gusht në hapësira të ndryshme të qendrës historike të Prizrenit dhe në kinematë në Abi Qarshi.

Drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, tha se përzgjedhja e këtij viti sjell filma që pasqyrojnë botën e trazuar në të cilën jetojmë, duke trajtuar tema si luftërat, pasojat e tyre në komunitete, mbrojtjen e pyjeve, militarizimin e policisë, nxehtësinë ekstreme dhe shkrirjen e akullnajave.

“Ka ardhur më në fund momenti për të ndarë përzgjedhjen e filmave në garë. Filma që na befasuan dhe të tjerë që na kanë prekur thellësisht, por mbi të gjitha filma që pasqyrojnë botën e trazuar në të cilën jetojmë”, tha Nurkollari.

Samir Karahoda, udhëheqës i Programit të Filmit të Shkurtër në DokuFest, tha se festivali vazhdon të sjellë autorë që sfidojnë format tradicionale të rrëfimit dhe trajtojnë tema të ndjeshme përmes filmave të shkurtër.

Në mesin e filmave të përzgjedhur janë edhe disa produksione nga Kosova, përfshirë në kategoritë “Balkan Short Dox”, “International Short Dox”, “National” dhe kategori të tjera.

DokuFest njoftoi se në ditët në vijim do të publikojë edhe programet e tjera, përfshirë “View from the World”, programin “Country in Focus”, anëtarët e jurive, diskutime, masterclass-e dhe performanca muzikore.

Listën e plotë të filmave në garë për edicionin e 25-të të DokuFest-it mund ta gjeni KETU