Sharon Stone zbulon arsyen tronditëse që i dha fund martesës së saj

Sharon Stone zbulon arsyen tronditëse që i dha fund martesës së saj

Showbiz June 05, 2026 - 09:34

Aktorja e njohur, Sharon Stone, ka treguar se momenti vendimtar që çoi në fundin e martesës së saj të dytë ishte reagimi i bashkëshortit gjatë një krize serioze shëndetësore në fillim të viteve 2000.

Stone zbuloi se mjekët kishin gjetur tumore në gjoksin e saj, ku njëri prej tyre ishte shumë i madh.

Një mjek i tha se ekzistonte dyshimi i fortë për kancer dhe i rekomandoi një mastektomi të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve).

Edhe pse ajo ishte e bindur se nuk kishte kancer, vendosi t’i nënshtrohej operacionit për siguri.

Sipas saj, bashkëshorti i atëhershëm kundërshtoi ashpër këtë vendim, duke e quajtur 'qesharak'.

Ai ishte i zemëruar me mundësinë që ajo të hiqte të dy gjinjtë, ndërsa Stone këmbënguli se vendimet për trupin dhe shëndetin e saj i merrte vetë.

Ajo tha se pikërisht ky reagim i tij e bëri të kuptonte se martesa kishte marrë fund.

Sipas Stone, ai mendonte se ajo po merrte shumë vendime vetë dhe nuk e mbështeti në një moment kritik të jetës së saj.

Megjithatë, pas operacionit rezultoi se tumoret ishin beninje (jo kancerogjene), kështu që nuk pati nevojë për mastektomi të dyfishtë.

Megjithëse nuk e përmendi me emër, Stone ishte e martuar me Phil Bronstein nga viti 1998 deri në vitin 2004. /telegrafi